
Harrojeni alarmin ne mengjes, se shpejti do te jete shtrati juaj qe do tju zgjoje!
Nëse nuk jeni një nga ata persona që kanë aftësinë e natyrshme për tu zgjuar nga krevati me plot energji, zgjimi mund të jetë pjesa më e vështirë e mëngjesit, sidomos nëse ju përdorni alarmin në mëngjes. Por, thuhet se njerëzit më të suksesshëm janë ata që zgjohen herët. Por tani, nuk keni pse të shqetësoheni më!
Disa dizejnues kanë krijuar një formë të re të ajrit të kondicionuar për dyshekun tuaj. Pajisja e re, e quajtur Bedjet është një sistem kontrollues klime, ftohës, ngrohës, ultra i shpejtë që e bën shtratin tuaj të luajë një rol të dyfishtë, edhe atë të alarmit.
Përveç kësaj kësaj, krijuesit thonë se sistemi do të përmirësojë cilësinë e gjumit gjatë gjithë natës. BedJet V2 përshkruan funksionin e saj si alarm “zgjimi natyror”. Hilja qëndron tek temperatura e trupit të gjithësecilit, ju mund ta ngrini temperaturën në orën që dëshironi që të zgjoheni. Krijuesit pohojnë se, ashtu si rrezet e diellit që ndricojnë një dhomë gjumi, kjo aktivizon një “reagim cirkadian”në trurin tuaj, duke i thënë turpit tuaj që ka ardhur koha të zgjoheni.Gjatë natës bluetooth-i i aktivizuar BedJet v2 bën rregullime të vazhdueshme të temperaturës në shtratin tuaj. Pajisja është e projektuar për t'ju ndihmuar që të flini gjumë më shpejtë, dhe të zgjoheni të relaksuar në mëngjes.
Funksioni ftohës ndihmon ata që vuajnë nga djersitja gjatë natës dhe nga të nxehtit; ndërsa për ata që kanë tendencë të ftohtin, dyshekët nxehen deri në temperaturën 30ºC brenda tre minutash. Sensorët marrin në konsideratë edhe ndryshimin e temperaturës së ambientit, gjatë ditës dhe natës, duke bërë rregullime në përputhje me rrethanat.
Sistemi gjithashtu ka një temperaturë të veçantë tharje (ventilimi) në mënyrë neutrale që krevati të largojë të gjithë lagështinë në trupin e një personi, por pa ngrirje ose mbinxehje. Krijuesit e BedJet gjithashtu pretendojnë se pajisja e tyre është më e sigurt sesa batanijet tradicionale elektrike, sepse komponenti elektrik i pajisjes është vendosur jashtë dyshekut. Për çiftet që kanë nevoja shumë të ndryshme gjatë gjumit, dy buxhetet mund të kombinohen me një aksesor të vetëm ajëri. Kjo e fundit në fakt e ndan krevatin dopio në dy pjesë, duke krijuar sisteme krejtësisht të pavarura të kontrollit të klimës.
Aksesori quhet AirComforter dhe përmban dy pjesë të ndryshme që shpërndajnë ajrin nga çdo BedJet në gjysmën e krevatit. I tërë sistemi mban zhurmën në minimum, duke arritur vetëm 39dB në mjedise të mesme gjatë gjithë natës. Nësë vërtet dëshironi që këtë pajisje ta keni tuajën cmimet fillojnë nga 499 dollarë.
Më të lexuarat








